TRANSFERIM FILE-SH ONLINE
Dërgo file të mëdha me link ose kod QR.
Ndaj video, fotografi, dokumente dhe materiale pune me FileTransfer.al. Ngarko file-t, krijo linkun e transferimit dhe dërgoje te marrësi. Kodi QR hap të njëjtin link nga telefoni, pa e shkruar adresën.
Si dërgoj file të mëdha online?
Zgjidh file-t nga pajisja, cakto afatin e linkut sipas planit dhe nis ngarkimin. Kur transferimi është gati, kopjo linkun ose ruaj kodin QR. Marrësi hap linkun dhe shkarkon file-t.
A mund të transferoj file falas?
Po. Plani Free përfshin 5 GB hapësirë, link për ndarje dhe kod QR. File-t fshihen automatikisht pas 20 minutash. Shiko planet e transferimit për më shumë hapësirë dhe ruajtje më të gjatë.
Çfarë ndodh nëse ndërpritet ngarkimi?
Mund ta rifillosh ngarkimin duke zgjedhur sërish të njëjtat file në të njëjtin shfletues. Pjesët e ruajtura në server nuk ngarkohen përsëri, për sa kohë transferimi është ende aktiv.
Kush mund t’i shkarkojë file-t e mia?
Kushdo që ka linkun mund të hapë transferimin gjatë afatit të tij. Planet Basic dhe më lart mundësojnë mbrojtjen e linkut me fjalëkalim. Ndaje linkun vetëm me personat që dëshiron të kenë akses.
Sa të mëdha mund të jenë file-t?
Madhësia totale duhet të jetë brenda hapësirës së disponueshme të planit dhe kapacitetit fizik të serverit. Shpejtësia e ngarkimit dhe shkarkimit varet edhe nga lidhja jote e internetit dhe ngarkesa e serverit.